Miresevini.

Kete faqe ja perkushtoj perkushtohet Enologjis dhe Vreshtaris.

e diel, 14 shkurt 2010

Llojet e rrushit




Të kuptuarit e llojeve të rrushit të përdorura në verë dhe karakteristikat e tyre është vitale për cfarëdo njohuri relevante për verën. Përvec nga rrushi i zi dhe i bardhë, ato vijnë prej dy familjeve kryesore:

Vitis Vinifera, që është i përhapur në Evropë, dhe
Vitis Labrusca, që është autokton në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara në lindje.

Ka më tepër se 5,000 varietete të rrushit të verës. Më poshtë janë disa nga llojet kryesore.

Auxerrois: gjithashtu i njohur si Malbec ose Cot, Auxerrois krijon një verë neutrale, me shije frutash dhe tëbutë. Rritet kryesisht në Luksemburg dhe Kanada. Në Alaskë shpesh përzihet me rrushin Pinot Blanc.

Barbera: Barbera është një rrush me pak taninë i njohur për shijen e tij bitimunoze. Është shumë gjerësisht i kultivuar – në Kaliforni është përafërsisht baraz me hardhinë Merlot, kurse në shtëpinë e tij në Itali ka më tepër mesatare se Sangiovese dhe Nebbiolo. Piedmont është i njohur shumë vecanërisht për këtë rrush.

Cabernet Franc: “Prindi” i rrushit Cabernet Sauvignon. Cabernet Franc përdoret në Bordeaux – i shtuar në sasi të vogla për aromë. Gjithashtu përforet në Loire Valley, ku quhet Breton. Emra tjerë përshijnë Bouchy, Bouchet, Gros Bouchet dhe Veron. Cabernet Franc më së shumti përdoret si një aditiv që të përzihet me rrushët tjerë.

Cabernet Sauvignon: verërat Cabernet Sauvignon bëhen nga këto hardhi – në verë ato janë të kuqe, të vogla dhe të forta. Verërat priren të kenë shijen e manaferrave dhe kedërit (cedar). Bordeaux përdor hardhinë Cabernet Sauvignon, zakonisht të përzier me Merlot. Këto hardhi janë poashtu të njohura më gjerë në Kaliforni dhe Australi. Rrushi përmban shumë taninë, që con drejt një vere të kuqe të mirë kur të vjetërohet sic duhet.

Chardonnay: ky është një rrush i freskët, me shije frutash i rritur në Burgundy, Champagne, California, Australia, dhe Afrikën Jugore. Vera Chardonnay priret të ketë shijen e frutave – pjeprër, pjeshkë, etj. – dhe poashtu shumë kanë një shije lisi. Është një nga llojet më të përhapura dhe llojet që rriten më së lehti – ai nxjerr sythe herët, rritet më lehtë dhe ka nivele më të larta të pjekurisë.

Chenin Blanc: ky rrush prodhon një verë të lehtë dhe me shije frutash. Mbjellet kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe në luginën Loire në Francë (shumë e njohur për verën Vouvray). Në Afrikën Jugore ky rrush quhet si Steen. Gjithashtu njihet si Pinot i Bardhë (Pinot Blanco), Chenin Blanc është i gatshëm në moshën 10 vjecare ose më tepër.

Cinsaut: gjithashtu i njohur (gabimisht) si Hermitage, ky rrush më së shumti përdoret për përzierje me të tjerët, varietete më të forta. Cinsaut është “prindi” i pinotage. Kultivohet në Francën Jugore, Liban, Australi dhe Afrikën Jugore.
Colombard: këto hardhi përfundojë duke prodhuar verë me ngjyrime “të frutave tropikale”, një verë e lehtë që shkon me ushqimin e detit. Përdoret në Afrikën Jugore dhe shtetet e tjera. Afrika Jugore poashtu përdor Colombard që të prodhojë konjak.

Cortese: rrushi primar për verën Gavi, ky rrush piqet herët dhe prodhon verë të bardhë neutrale. Kryesisht rritet në Piedmont, Itali.

Ehrenfelser: krijohet duke kryqëzuar rrushin Johannisberg Riesling dhe klonin e rrushit Sylvaner, Ehrenfelser është tepër rezisues ndaj acarit. Vera që krijon ka një shije pothuajse sikur vera Riesling. Ehrenfelser kultivohet kryesisht në Kanada.

Gamay: ky është një rrush i famshëm i përdorur në verën Beaujolais Nouveau, nga Franca. Shpesh pihet i ri si frutat e lehta të kuqe. Lloje të ndryshme të Gamay përdoren në ShBA shpesh në Blands.

Geëurztraminer: pjesa e parë e këtij emri do të thotë "djegës" në gjuhën gjermane. Ka një shije luleje me tone interesante. Geëurztraminer gjithashtu rritet në Itali, Kaliforni, Kanada dhe Australi.

Grande Vidure: gjithashtu i njohur si rrush Carmenére, ky rrush është njohur më së shumti për përdorimin e tij në verën Medoc. Përderisa disa mendojnë që ky rrush është shkatërruar nga filoksera, prerjet u bënë në Kil në mesin e shekullit nëntëmbëdhjetë, kur filoksera akoma nuk kishte arritur. Rrushi njihet për probleme me ngjyrat dhe oidium, dhe jep prodhime të vogla.

Grenache: Grenache më së shpeshti përdoret për verën bojëtrëndafil, dhe është shumë e kultivuar në Francë, Spanjë dhe Kaliforni. Është rrushi i dytë më i kultivuar në botë. Verërat e bëra me grenache priren të jenë të ëmbla dhe me shije frutash, me pak taninë. “Grenache” i referohet Grenache Noir, varietetit të kuq, por ka gjithashtu Grenache Blanc.

Kerner: një përzierje gjermane e rrushit Riesling dhe Black Hamburg (Trollinger), Kerner është rezistues ndaj acarit dhe tejkalon mirë klimat e ftohta. Ka një shije të ëmbël, më shumë si vera Riesling. Rrushi tejkalon mirë zonat e ftohta si Michigan, ShBA.

Lemberger: gjithashtu i njohur si Blaufrankish dhe Limberger. Lemberger është një verë e famshme Austriake që kultivohet gjithashtu në Ëashington, ShBA.

Maréchal Foch: pjekje e hershme, ky rrush ka kokrra shumë të vogla në tufa të vogla. Verërat janë të forta, dhe krijojnë një varg të mirë të verërave të kuqe.

Merlot: ky është një lloj rrushi që piqet herët, me shije të ëmbël të qershisë, mjaltit, dhe ndonjëherë mendrës. Ka më pak taninë se disa nga kushërinjtë e kuq të tij. Vera Merlot është një përbërës kryesor i bërzierjes së shumicës së verërave Bordeaux. Rritet në Francë, Itali, Australi dhe në shtetet – Kaliforni, Ëashington dhe Long Island, NY.

Muller-Thurgau: rrushi kultivohet më së shumti në Gjermani, Muller-Thurgau vie si një përzierje e riesling dhe sylvaner. Rritet gjithashtu në Austri, Zelandë të Re, dhe në pjesën veriore të ShBA. Ka shije lulesh.

Muscadet: pjesë e serive konfuze Musc, Muscadet ose Muscadekke është një nga hardhitë e bardha që rriten në Bordeaux. Nuk ka lidhje me rrushin Muscat, dhe ka një shije hardhie. Ky rrush njihet për përdorimin e tij në verën Tokay në Australi.

Muscadine: ky është një rrush Muscadinia që është një degë e vecantë nga hardhitë normale vinifera për të cilat dinë shumica e njerëzve. I rritur pothuajse kryesisht në juglindje të ShBA-ve dhe në Meksikë, Muscadine është një rrush i madh me lëkurë të hollë. Scuppernong është një lloj i rrushit muscadine. Janë shumë të bollshme dhe rriten në vendet ku hardhitë tjera nuk mund të rriten.

Muscat: ky rrush nuk piqet lehtë. Ka varietete të shumta të Muscat - Muscat Blanc, Moscato (Itali), Muscati i Aleksandrisë, dhe Muscadel. Moscato është rrush i përdorur për Asti Spumanti, verën xixëlluese nga Italia.

Muskat Krymskii: kjo verë e bardhë aromatike përdoret në Bullgari, Ukrainë dhe në shtetet tjera të Evropës lindore. Emrat tjerë përfshijnë muskatel, misket ose mishket. Vera priret të ketë ngjyrë gruri, dhe të ketë një tufë lulesh të pastër.

Nebbiolo: ky është një rrush që piqet vonë që njihet për të qenit tanin, bituminoz. Është i njohur për të qenit i vështirë për t’u rritur. Nebbiolo rritet në zonën e Piedmontit të Italisë (ku prodhohet vera Barolo), Zvicërr, Kaliforni dhe Australi.

Optima: një varietet gjerman që përdoret për t’i shtuar sheqerin verërave tjera, kjo verë nuk është shumë e këndshme në mënyrë të pavarur.

Ortega: një përzierje në mes Muller Thurgau, Madeleine Angevine dhe Geëurtztraminer. Kjo është shumë e shijshme dhe ka një shije mangoje. Rritet në Kanada.

Petite Sirah: ky është një rrush i errët, tanik dhe me aromë frutash. Ndonjëherë ka tone të tymuese në të. Nuk duhet të përzihet me rrushin Sirah/Shiraz, që është plotësisht një tjetër rrush. Është i famshëm në Kaliforni ku shpesh përdoret në “verërat e ibrikut”.

Pinot Blanc: ky rrush ka një shije shumë të ngjashme më verën Chardonnay. Rritet në Alaskë, Itali dhe Austri (ku njihet si Ëeissburgunder). Është një mutacion i rrushit Pinot Gris. Përdoret në shumë verëra xixëlluese të Kalifornisë.

Pinot Gris: ky është një klon i Pinot Noir, i rritur në Francë, Gjermani, Austri dhe përgjatë bregut perëndimor të ShBA-ve. Gjithashtu njihet si Rulander ose Grauer Burgunder. Mund të përdoret që të krijojë edhe verëra delikate dhe bojëtrëndafili.

Pinot Noir: këto hardhi janë më të buta dhe piqen më herët se hardhitë Cabernet, dhe janë më shumë të ndjeshme ndaj kushteve. Të përdorura shpesh në verërat e kuqe, ato përdoren gjithashtu (pa lëkurë) si një përbërës i bardhë në Champagne. Vera Pinot Noir prodhohet në Burgundy, dhe gjithashtu në Australi, Kaliforni, Oregon, Itali dhe Gjermani.

Pinotage: i zhvilluar në vitet e hershme të 1900 dhe i përdorur kryesisht nga Afrika Jugore, Pinotage është një përzierje në mes pinot noir dhe cinsaut. Rrushi bën njëë verë që është e fuqishme, me aromë frutash dhe erëzash.

Riesling: jo vetëm një rrush-vere për ëmbëlsirë, riesling mund të prodhojë verë të brishtë dhe me aromë frutash si dhe shije mjalti, erëmyki në klima të ngrohta ose kur lihet më gjatë në hardhi. Vera Riesling është autoktone në Gejrmani, dhe përdoret gjithashtu në Francë, Australi, Kaliforni dhe shumë shtete tjera. Regjioni i Finger Lakes në Nju Jork është i njohur për Riesling e tyre. Riesling përdoret gjithashtu në krijimin e verërave të akullta.

Sauvignon Blanc: ky rrush rritet kryesisht në Kaliforni dhe Francë. Ka një shije barishtore dhe bën një verë të lehtë dhe të brishtë.

Scheurebe: është një përzierje në mes Sylvaner dhe Johannisberg Riesling. Kryesisht mbjellet në Gjermani dhe përdoret për verëra të bardha aromatike.

Semillon: ky rrush me lëkurë të hollë piqet herët, dhe përdoret më së shumti në Bordeaux, Francë. Ka shije barishtore. Rritet gjithashtu në Australi dhe Kaliforni, dhe përzihet shpesh më Sauvignon Blanc.

Seyval: Seyval është një verë e “bregut lindor të ShBA-ve” dhe është një nga hardhitë më të mbjellura në lindje të maleve Rocky në ShBA. Kanë shije pjepëri, si dhe ngjyrime bari.

Sylvaner: Sylvaner ishte njëherë rrushi më i kultivuar në Alaskë, Francë, por tani llogaritet vetëm për 15% (në rënje). Rritet gjithashtu në Gjermani dhe Evropën Qendrore. Rrushi prodhon në verë të bardhë të këndshme, por të butë. Shijet përfshijnë dhe atë të erëzave të lehta dhe ato të luleve.

Syrah/Shiraz: ky rrush rritet në Francë dhe Kaliforni si verë Syrah, dhe në Australi si Shiraz. Në Francë, ai lidhet me verërat e kuqe Rhone Valley dhe Hermitage. Syrah priret të ketë një lloj të shijes minerale, boronice, ose ndonjëherë djegës dhe pikante. Petite Sirah është një rrush plotësisht tjetër.

Siegerrebe: Siegerrebe është një kombinim në mes Geëurtztraminer dhe një rrushi normal për tavolinë. Ai piqet shumë herët dhe ka një përbërje të lartë të sheqerit. Verërat e bëra më Siegerrebe kanë shije të pjeshkës dhe mjaltit.

Viognier: ky varietet i rrallë ka origjinën nga Condrieu, në Rhône veriore. Gjendet kryesisht në luginën Rhône dhe Kaliforni, i vecuar për shije pikante, lulesh, citrusit, kajsisë, mollës dh pjeshkës. Në mënyrë tipike krijon verëra me përbërje relativisht të mesme me acide të larta dhe fruta. Viogner mund të prodhojë verëra mjaft komplekse.

Vidal Blanc: Vidal është kryesisht i rritur në ShBA-në verilindore, dhe është i bollshëm. Ka sukses në verërat e ëmbla nga të korrat e vona, e gjithashtu edhe në verërat e akullta.

Zinfandel: shumica e hardhive të Zinfandel rritet në Kaliforni, edhe pse ato mendohet që të kenë origjinën nga Italia Jugore. Verërat mund të jenë me shije frutash ose me erëza, varësisht nga mosha. Hardhia Zinfandel prodhon edhe Red Zinfandel (nëse lihen lëkurat) dhe Ëhite Zinfandel (nëse i hiqen lëkurat).

6 komente:

  1. nuk ke folur per varitetet autoktone. nuk mund ta quash te plotesuar kete artikull pa folur per sheshin, kallmetin, debinat, serinen, tokain

    PërgjigjuFshije
  2. nuk ke folur per varitetet autoktone. nuk mund ta quash te plotesuar kete artikull pa folur per sheshin, kallmetin, debinat, serinen, tokain

    PërgjigjuFshije
  3. Kosova eshte gjithashtu shum e pasur me Rrush , si te tryezes gjithashtu edhe rrush per prodhimin e verërave, dini diqka ju nga keto variatete ?

    PërgjigjuFshije
  4. I nderuar zoteri! Cilin nga keto varietete rrushi mund te kultivoj be lartesine mbidetare 750?ketu kultivoj vetem celek (izabela) per momentin.a mund te kultivohen varietete e rritura be Alaske,Gjermani apo Rusi? Faleminderit!

    PërgjigjuFshije
  5. Më fal se po ndërhyj po çfarë varieteti të pëlqen. Rrush tavoline (për ngrënie) apo rrush për verë. E do të bardhë apo të zi. Varietet janë me qindra. (Në Alaskë nuk rritet asnjë hardhi). Ndërsa në Rusi Tajga-t, Rumani Black Magic (Blejk mexhik i thonë në Shqipëri më duket). Tajgat e Blejk m. janë të kuq. Ndërsa po të pëlqei i Gjermanisë është Riesling ose Furmint (Tokaji), të bardhë. Këto hardhi rriten shumë mirë në atë lartësi. Por do të ishte më mirë të analizosh edhe tokën e të këshillohesh me një enolog.

    PërgjigjuFshije